Kreu Financa A kalon subvencionimi i Qeverisë prej 264€ në llogarinë e biznesit apo llogarinë e të punësuarit?

A kalon subvencionimi i Qeverisë prej 264€ në llogarinë e biznesit apo llogarinë e të punësuarit?

nga Kontabilisti

📣 Pyetje të bëra shpesh nga punëdhënësit 💼

🔹Si mund të regjistrohem si punëdhënës në superpuna?
🔸Regjistrimi si punëdhënës bëhet përmes vegëzës: https://superpuna.rks-gov.net/employer/register
🔹Jam regjistruar si biznes, mirëpo gjatë regjistrimit nuk kam dhënë email kurse për t’u kyçur kërkohet emaili?
🔸Email-i konfirmues dërgohet automatikisht në email të cilin kompania juaj e ka në ARBK. Me verifikimin e këtij emaili ju drejtoheni te profili juaj në superpuna.
🔹Nuk kam pasur email në ARBK dhe tash nuk mund të konfirmoj regjistrimin tim, si duhet te veproj tutje?
🔸Ekipi teknik është duke punuar që së shpejti të ofrohet zgjidhje për rastet e tilla specifike. Sapo të arrijmë në një zgjidhje, të gjitha bizneset që janë në proces të regjistrimit do të njoftohen.
🔹Gjatë regjistrimit kërkohet faqja e internetit, mirëpo biznesi ynë nuk ka faqe në internet, si mund ta plotësojë atë fushë?
🔸Nëse ju nuk keni faqe të internetit, atëherë në atë fushë mund të vendosni vegëzën e ndonjë medie sociale të kompanisë, psh. Facebook, Instagram, LinkedIn.
🔹A jam i obliguar që si biznes të shtoj pagën mbi subvencionimin e Qeverisë?
🔸Bizneset nuk janë të obliguara që të shtojnë pagën mbi subvencionimin e Qeverisë, mirëpo ne e rekomandojmë një gjë të tillë nëse doni të tërhiqni më shumë aplikantë.
🔹Sa punëtorë mund të angazhoj përmes platformës superpuna?
🔸Përmes superpuna ju mund të angazhoni deri në 30% të numrit të punëtorëve tuaj aktualë (punëtorët që keni me pagë nën 264 euro, nuk llogariten). Pra, nëse keni 10 punëtorë përmes superpuna mund të angazhoni edhe 3 punëtorë të rinj.
🔹Jam biznes i vogël me vetëm 2 punëtor, a mund të angazhoj punëtor përmes superpuna?
🔸Po, çdo biznes mund të angazhoj së paku 1 punëtor përmes superpuna.
🔹A kalon subvencionimi i Qeverisë në llogarinë e biznesit apo llogarinë e të punësuarit?
🔸Subvencionimi nga Qeveria kalon në llogarinë bankare të biznesit, pasi ju të keni paguar pagën e punëtorit.
🔹Kam pranuar gabimisht një punëtor në superpuna, si mund të e shkëpus marrëdhënien e punës?
🔸Në rast se keni pranuar një punëtor gabimisht përmes superpuna, atëherë ju mund të klikoni “Përfundo” te marrëdhënia e punës dhe të rihapni sërisht shpalljen e punës.
🔹Kam nënshkruar kontratën e punës me punëtorin e përzgjedhur përmes superpuna. A duhet që ta përcjelli kontratën në Ministrinë tuaj?
🔸Jo, kontratat nuk duhet të përcjellen në Ministri, ngase superpuna bën verifikimin e punësimit me të dhënat e deklarimit të punëtorëve në ATK.
🔹A është subvencionimi nga Qeveria në vlerë 264 euro bruto apo neto?
🔸Subvencionimi prej 264 euro në muaj është në vlerë bruto.

Ju gjithashtu mund të pëlqeni