Zëdhënësi i Trustit të Kursimeve Pensionale të Kosovës, Jeton Demi, ka thënë për RTV Dukagjinin se dy kategori përjashtohen nga aplikimi në Trust.
“Ata që nuk kanë mjete të kursyera në Trust dhe rrjedhimisht edhe nuk kanë llogari të kursimit përjashtohen nga aplikimi në Trust pasi nuk kanë mjete dhe nuk kanë për çfarë të aplikojnë, dhe pensionistët. Ata që tashmë kanë përfituar nga pensioni, pra u është miratuar pensionimi paraprak. Kjo ndodh pasi që nga momenti që ai kontribuues pensionohet i gjithë bilanci kalon në bankën të cilën ai kryen shërbimet. Andaj edhe pensionistët nuk kanë pse të aplikojnë. Pra këto dy kategori që përjashtohen nga mundësi për të aplikuar”
Demi ka thënë se po ashtu nuk pranohen aplikimet me llogari të personave tjerë, me llogari bankare të bizneseve.
“Po ashtu nuk mund të aplikohet edhe me llogari bankare të bankave që nuk janë të bankave në Kosovë”, deklaroi ndër të tjera Jeton Demi.