Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti ka bërë të ditur se që nga nesër ka mundësi që të hapet aplikimi online për të përfituar ndihmën prej 50 eurove për të gjithë ata persona që janë prekur nga COVID-19, si dhe 100 euro për pensionistët.
Ahmeti përmes një postimi në Facebook, ka shkruar se të gjitha informatat do të publikohen nga komuna, përfshi edhe aplikacionin.
“Aplikimi për 50 euro për personat me covid (100 euro për pensionistë me covid) në emër të shpenzimeve shëndetësore do të jetë online – besojmë prej nesër. Të gjitha informatat do të publikohen nga komuna, përfshi edhe aplikacionin. Kjo për të shmangur radhët dhe kontaktin fizik në komunë. Po ashtu do të kemi ndihmë për të përgatitur aplikacionin”, ka shkruar Ahmeti.