Drejtori i Përgjithshëm i Administratës Tatimore të Kosovës (ATK) Ilir Murtezaj do të mbaj konferencë për media, në të cilën do të prezantoj aktivitetet e zhvilluara, si dhe rezultatet e arritura të ATK-së. Gjithashtu, pjesë e këtij raporti do të jenë edhe aktivitetet shtesë të ATK-së, të cilat ndërlidhen më implementimin e masave të Qeverisë së Republikës së Kosovës ndaj pandemisë COVID 19, për periudhën janar-qershor 2020.
Konferenca do të mbahet sot në Qendrën e Shërbimit të Tatimpaguesve-ATK,(ish-ndërtesa e Gërmisë). Po ashtu, ATK njofton së kjo konferencë është organizuar duke ju përmbajtur rekomandimeve të IKSHPK-së.