Kreu Biznes ATK prezanton masat e reja per bizneset

ATK prezanton masat e reja per bizneset

nga Kontabilisti

ATK prezanton projektin e radhës për “Mos deklaruesit”

Në mënyrë që të kemi përmirësim të përmbushjes tatimore ATK ka hartuar projektin tjetër për “Mos deklaruesit”, përmes së cilit do të identifikoj tatimpaguesit, të cilët nuk përmbushin detyrimet e tyre sipas Ligjit, pra identifikimin e tatimpaguesve që nuk deklarojnë dhe deklarojnë me vonesë.

Arsyeja e përzgjedhjes dhe identifikimit të kësaj kategorie të tatimpaguesve është bërë duke u nisur nga realizimi i qëllimit strategjik të ATK-së për përmirësimin e përmbushjes tatimore sa i përket deklarimit dhe deklaruesve (deklarimit ) me vonesë meqenëse kjo kategori renditet me nivel të lartë të riskut.

Trajnimi i mos deklaruesve dhe deklaruesve me vonesë do të realizohet përmes aplikimit të aktiviteteve, si në vijim:Masat parandaluese, dheMasat për trajtimin e mos deklaruesve.

Projekti do të zgjerohet për të adresuar rreziqet e mos deklarimit dhe deklarimit me vonesë duke përdorur një gamë të gjerë aktivitetesh duke përfshirë por duke mos u kufizuar edhe në aktivitetet e vizitave dhe kontrolleve tatimore.Administrata Tatimore e Kosovës u bënë thirrje të gjithë tatimpaguesve që të deklarojnë dhe paguajnë tatimin saktë dhe në kohë./Kontabilisti.info

Ju gjithashtu mund të pëlqeni