Kreu Biznes ATK vendos kufizime në Librin e Blerjes dhe Librin e Shitjes!

ATK vendos kufizime në Librin e Blerjes dhe Librin e Shitjes!

nga Kontabilisti

Njoftim për tatimpagues

ATK, vendos kufizime në Librin e Blerjes dhe Librin e Shitjes!

Administrata Tatimore e Kosovës, ju njofton se nga data 01.02.2023 do të publikoj versionin e ri të Sistemit Elektronik – EDI. Ndryshimi që do të jetë në krahasim me versionin e tanishëm, është kufizimi në deklarimin e Librit të Blerjes dhe Librit të Shitjes, të cilat nuk do të mund të dërgohen nëse nuk janë të plotësuara ashtu siç kërkohet. Më konkretisht, kufizimet janë bërë në kolonën e Numrit Unik Identifikues, Numrit Fiskla dhe Numrit Personal.

Në tabelën e mëposhtëm gjeni sqarimet se si duhet të plotësohet kolona e NUI / NF / NP.

Libri i Blerjes dhe Libri i Shitjes, duhet të plotësohen dhe të deklarohen në baza mujore nga data 01 deri më 20 të muajit vijues, pra librat kërkohet të deklarohen në periudhën kur dorëzohet edhe Deklarata e TVSH-së.

Sa i përket plotësimit të Librit të Blerjes dhe Librit të Shitjes, referojuni udhëzuesve përkatës të publikuar në ueb-faqen e ATK-së www.atk-ks.org te linku Shërbime Elektronike – Libri i Blerjes dhe i Shitjes.

Administrata Tatimore e Kosovës

Ju gjithashtu mund të pëlqeni