Kreu Financa Bizneset e reja që regjistrohen në emër të grave dhe te rinjëve nën moshën 25 vjeçare lirohen nga taksat 50% për 3 vite

Bizneset e reja që regjistrohen në emër të grave dhe te rinjëve nën moshën 25 vjeçare lirohen nga taksat 50% për 3 vite

nga Kontabilisti

Komuna e Suharekës ka përgatitur rregulloren e re për përcaktimin e aktiviteteve të cilat i nënshtrohen taksës dhe tarifës komunale në Komunën e Suharekës, e cila do të hyjë në fuqi nga data 1 Janar 2024.

Rregullorja e re ka pësuar ndryshime në shumën e taksave për ushtrimin e veprimtarive të bizneseve në Komunën e Suharekës, ku janë përcaktuar lirime dhe zbritje për veprimtari të ndryshme.

Rrjedhimisht sipas dispozitave të rregullores së re bizneset e reja që regjistrohen në emër të grave dhe të rinjëve nën moshën 25 vjeçare lirohen nga taksat 50% për 3 vite. Bizneset që ushtrojnë aktivitetet të pastër të bujqësisë dhe blegtorisë lirohen nga taksa për ushtrim të aktivitetit afarist për 10 vitet e ardhshme duke filluar nga viti 2024.

Lirohen nga tarifa: Qytetarët të cilët i përkasin kategorive të qytetarëve si në vijim: Shfrytëzuesit e ndihmës sociale; Familjet e dëshmorëve dhe të zhdukurve të UÇK-së; Invalidët e luftës së UÇK-së dhe anëtaret e familjes së ngushtë; Veteranët e luftës së UÇK-së dhe anëtareve të familjes së ngushtë; Personat me aftësi të kufizuara; Familjet strehuese të fëmijëve pa kujdes prindëror, lirohen nga pagesa e vërtetimit dhe dokumenteve zyrtare e taksave komunale administrative.

Projekt rregulloren e re mund ta gjeni KËTU.

Ju gjithashtu mund të pëlqeni