Kreu Biznes Cilat jane lehtsirat ne ARBK dhe ne Ministri te Tregtise pas digjitalizimit?

Cilat jane lehtsirat ne ARBK dhe ne Ministri te Tregtise pas digjitalizimit?

nga Kontabilisti

Nga dje ju mund të pajiseni me dokumenta biznesore dhe të merrni çdo shërbim tjetër që ju nevojitet pa pritur në radhë – një ndryshim i mrekullueshëm për efikasitetin e procesit.

ARBK krahas digjitalizimit të këtij shërbimi, ditë më parë ka lansuar edhe dizajnin e ri praktik e bashkëkohor të uebfaqes ku tash e tutje mund të merren lehtësisht informatat lidhur me bizneset, por edhe informata tjera lidhur me veprimtarinë e përditshme të kësaj agjencie.

Risi mjaft e rëndësishme e këtij ridizajnimi janë të dhënat statistikore që mund të gjenerohen me vetëm një klikim, për numrin e bizneseve sipas llojit dhe numrin e bizneseve sipas sektorëve./Indeksonline/

Ju gjithashtu mund të pëlqeni