Kreu Ekonomi Cili është dallimi në mes të Tatimeve dhe Taksave?

Cili është dallimi në mes të Tatimeve dhe Taksave?

nga Flamur Berisha

Tatimet janë pagesa të cilat mblidhen nga Shteti, për të cilat nuk merret asgjë si shkëmbim në formë të shërbimeve dhe mallrave në mënyrë direkte.
• Shuma e parave të paguara si tatim, nuk është e ndërlidhur direkt me ndonjë produkt apo shërbim të caktuar

Tatimi është pagesë: Që shkon në buxhetin e shtetit, E detyrueshme, E pakthyeshme, dhe Natyrë tatimi ka edhe ndëshkimi
administrativ, së bashku me interesin për pagesë të vonuar.

Taksa është një kontribut i kërkuar për t’u paguar nga çdo person, i cili drejtpërdrejt përfiton një shpërblim publik (1 për 1). P.sh. Taksa lidhur me marrjen e një Çertifikate të lindjes.

Taksa është: Kontribut i kërkuar, Paguhet nga çdo person, Realizohen përfitime në mënyrë te drejtpërdrejt për një shërbim publik.

Ju gjithashtu mund të pëlqeni