Sipas nenit 35, paragrafit 3 të Ligjit Nr. 05/L-029 për Tatimin në të Ardhurat e Korporatave, është përcaktuar afati ligjor për zgjedhjen e biznesit për t’u tatuar në të ardhura reale, citojmë:
“3. Tatimpaguesi, sipas paragrafit 1 të këtij neni dhe ai i cili zgjedh të përgatisë librat dhe regjistrimet e identifikuara në paragrafin 5 të këtij neni, do të kërkohet të përgatisë librat dhe regjistrimet e tilla për periudhën tatimore në të cilën zgjedhja është bërë për së paku tri (3) periudha tatimore pasuese:
3.1. tatimpaguesi që dëshiron të zgjedhë opsionin e përshkruar në paragrafin 5 të këtij neni do të dorëzojë një formular për aplikim në ATK deri më 1 mars të periudhës tatimore në të cilin tatimpaguesi dëshiron të bëjë zgjedhjen dhe se zgjedhja është bërë;
3.2. për tatimpaguesin e ri, deklarata e parë tremujore e dorëzuar do të jetë informatë për ATK-në se zgjedhja sipas paragrafit 5 të këtij neni është bërë.”
Sipas arsyetimit ligjor të dhënë më sipër, biznesi i ri, pavarësisht datës së regjistrimit, me deklaratën e parë tremujore obliguese nga data e regjistrimit të biznesit, mund të bëj zgjedhjen për tatuarje në të ardhura reale në baza vullnetare, në të kundërtën e humb të drejtën për tatuarje në të ardhura reale për vitin fiskal aktual, përveç nëse qarkullimi i biznesit (SHPK) në atë vit fiskal kalon shumën prej 30.000€ . nëse qarkullimi i biznesit (B.I. ) në atë vit fiskal kalon shumën prej 50.000€ .