Kreu Ekonomi Çka duhet të përmbajë një kontratë pune?

Çka duhet të përmbajë një kontratë pune?

nga Flamur Berisha

ontrata e punës duhet të ketë disa elemente kryesore. Një kontratë e mirëfilltë pune duhet të përmbajë:

  • Specifikimin e llojit të kontratës.
  • Të dhënat për të dy palët kontraktuese.
  • Pozitën e punës.
  • Orarin brenda së cilit duhet të kryhet puna.
  • Shumën e pagës dhe datën kur paguhet punëmarrësi.
  • Ditët e pushimit brenda javes për punëmarrësin.
  • Obligimin e punëdhënësit për njoftimin paraprak të punëmarrësit në rast ndërprerjeje të kontratës së punës.

E njejta pastaj duhet të përmbajë edhe detyrimet e punëmarrësit si për shembull: respektimin e orarit të punës, njoftimin me kohë nga ana e punëmarrësit në rast se i njejti dëshiron të largohet nga vendi i punës, detyrimet e punëmarrësit për t’i respektuar kushtet e punës dhe elemente të tjera detyruese që i parasheh marrëdhënia e punës – si p.sh punën jashtë orarit.

Ju gjithashtu mund të pëlqeni