Kreu Financa Dogana thyen rekordin. Kaq është shuma qe ka mbledhur te hyra

Dogana thyen rekordin. Kaq është shuma qe ka mbledhur te hyra

nga Kontabilisti

Dogana e Kosovës ka njoftuar se deri më sot ka mbledhur 1 miliard euro për buxhetin e Republikës së Kosovës.

Sipas Doganës, viti që shkoi është tejkaluar me 71 milionë euro apo 7.62%, shkruan Arbresh.info.

“Duke ditur se edhe viti i kaluar ka pasur trend shumë pozitiv të rritjes dhe njëkohësisht është rritur efekti kundërveprues i thellimit të shkallëve të marrëveshjeve të tregtisë së lirë e në anën tjetër nuk ka ndryshim në politika fiskale, tejkalimi me këtë krahasim dëshmon qartazi vijimësinë e përkushtimit të pashembullt të Doganës së Kosovës në luftimin e ekonomisë jo formale dhe promovimin e praktikave që përkrahin konkurrencën fer dhe të ndershme.”, thuhet në njoftim./Arbresh.info.

Mund të jetë një imazh i teksti

Ju gjithashtu mund të pëlqeni