Pagesat per masen 2.1 te qeverise jane ekzekutuar . Postimi i plote i kryeministrit gjate nje vizite ne nje biznes perfitues nga kjo mase:
Bizneset e vogla e të mesme janë në fokus të qeverisë sonë sepse ato përbëjnë shumicën dërrmuese të punësimit në Republikën e Kosovës në sektorin privat. Fabrika e letrave pastruese higjienike, “Top Soft Papers” është njëra prej tyre, e cila përveç vëmendjes sonë sot ka fituar edhe mbështetjen tonë përmes masës 2.1 – Subvencionim i Kredisë Investuese. Ajo ka gjithsej 24 punëtorë që punojnë në dy ndërrime. Mbi 80% e tyre janë të njëjtit që kanë qenë që nga dita e parë e prodhimit, përkatësisht nga viti 2019. Paga mesatare është mbi 500 euro, ndërkohë që nuk ka pagë nën 400 euro. Me ministrin e Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati, u mirëpritëm në Llapllasellë të Graçanicës nga pronari Burim Karaçica, dhe u njoftuam me historikun e fabrikës, punën e përditshme dhe specifikat e linjës prodhuese.
Qeveria për bizneset.