Njeriu më i pasur në botë, Elon Musk, ka përfunduar blerjen e Twitterit prej 44 miliardë dollarësh, sipas mediave amerikane dhe një investitori në firmë.
Ai shkroi në Twitter “zogu është liruar”, referuar mbylljes së marrëveshjes.
Një numër drejtuesish të lartë, duke përfshirë shefin, Parag Agrawal, thuhet se janë shkarkuar.
Kjo mbyll një sagë me të cilën u përball Twitteri pasi u detyrua të shkojë në gjykatë për të mbajtur miliarderin në kushtet e një marrëveshjeje blerjeje nga e cila ai ishte përpjekur të shpëtonte.
Twitter nuk e ka konfirmuar ende blerjen, por një investitor i hershëm në kompani i tha BBC-së se marrëveshja ishte përfunduar.