Kreu Financa Fillon subvencionimi i kesaj kategorie te qytetareve nga Ministria e Financave

Fillon subvencionimi i kesaj kategorie te qytetareve nga Ministria e Financave

nga Kontabilisti

Ministri i Financave, Hekuran Murati, ka njoftuar se ka nisur subvencionimi i konsumatorëve që kanë kursyer energjinë elektrike.

“Kam kënaqësinë t’ju njoftoj se tashmë është procesuar dhe reflektuar në llogaritë e konsumatorëve pagesa e subvencionit për faturën e

Me këtë rast, Murati ka treguar edhe se në çfarë forme është bërë ky subvencionim.

“Secili konsumator aktiv (fatura mbi 5 euro), që ka kursyer sasinë e kËh me së paku 5% krahasuar me muajin e njëjtë të vitit paraprak, përfiton subvencionim të faturës aq sa dyfishi i përqindjes së kursimit”, thuhet tutje në postimin e Muratit.

Postimi i plotë:

Kush kursen energjinë elektrike, fiton dyfish!

Kam kënaqësinë t’ju njoftoj se tashmë është procesuar dhe reflektuar në llogaritë e konsumatorëve pagesa e subvencionit për faturën e muajit shtator të energjisë elektrike, për të gjithë ata që kanë kursyer, sipas kushteve të masës mbështetëse.

Të gjithë përfituesit, vlerën e subvencionit mund ta shohin të reflektuar edhe në llogarinë online me furnizuesin.

Secili konsumator aktiv (fatura mbi 5 euro), që ka kursyer sasinë e kËh me së paku 5% krahasuar me muajin e njëjtë të vitit paraprak, përfiton subvencionim të faturës aq sa dyfishi i përqindjes së kursimit.

Maksimumi i subvencionit për një muaj, është vlera e faturës së muajit përkatës, apo tavani 50 euro, cilado të jetë më e ulët.

Shembull:

Nëse në shtator 2021 keni shpenzuar 1,000 kËh, ndërsa në shtator 2022 keni shpenzuar 800 kËh, i bie që keni kursyer 20% të energjisë elektrike.

Subvencioni llogaritet duke dyfishuar përqindjen e kursimit, pra 2×20%=40%, dhe aplikohet ne vlerën e faturës së muajit aktual. Pra nëse fatura e shtatorit është 40 euro, për shkak se keni kursyer, ju përfitoni subvencion 40% x 40 euro, apo 16 euro.

Për muajin shtator, kriterin për subvencion e kanë përmbushur 167,571 konsumatorë rezidencialë të energjisë elektrike.

Qeveria për familjet!. /Lajmi.net/

muajit shtator të energjisë elektrike, për të gjithë ata që kanë kursyer, sipas kushteve të masës mbështetëse”, ka thënë Murati me anë të një postimi në Facebook.

Ju gjithashtu mund të pëlqeni