Kreu Financa Informacion më rendesi per te gjithe familjet në Kosove nga AVUK

Informacion më rendesi per te gjithe familjet në Kosove nga AVUK

nga Kontabilisti

Agjencia e Veterinarisë dhe Ushqimit tha se brenda vitit mbi 300 mijë kilogramë të produkteve të mishit dhe 1 milionë kilogramë të produkteve të tjera jo shtazore janë asgjësuar.

Agjencia foli për RTV21 në prag të festave të fundvitit, kur thotë se ka shtuar numrin e kontrolleve të operatorëve ekonomikë. Qytetarët kanë shprehur shqetësimet e tyre me cilësinë e ushqimeve që konsumojnë ndërkohë që Shoqata “Konsumatori”, thotë se institucionet nuk kanë krijuar partneritet konsumator-inspeksion.

AVUK iu ka bërë thirrje qytetarëve të kenë më shumë kujdes nga dhuratat e fëmijëve, për shkak të mundësisë së skadimit të afatit të produkteve. Drejtori i shëndetit publik, Flamur Kadriu, tha se inspektorët e Agjencisë kanë ndaluar një numër të operatorëve ekononik për shkak të dyshimeve për cilësinë e dobët të ushqimit që shitet.

Gjatë një viti janë kryer mbi 70 mijë kontrolle, dhe diku 1 milionë kilogram produtke jo shtazore janë asgjësuar, ndërsa mbi 300 mijë kilogram janë shtazore…festat e fundvitit gjithmonë kanë tendeca për shitje më të madhe paraqet gjithmonë një rrezik dhe prej përvojave të kaluara, është bërë një praktikë për shkëmbim të dhuratave dhe në këtë mënyrë i kemi intensifikuar edhe inspektimet tona dhe i kemi nnën vëzhgim dhuratat që janë për fëmijët, dhe në këtë mënyrë të tregohet një kujdes më i madh se si janë mbajtë produktet nëpër tregje, afati i skadimit etj”, tha Kadriu.

AVUK tha se ka trajtuar 460 ankesa të konsumatorëve brenda një viti. Por pavarësisht paralajmërimeve të Agjencisë së veterinarisë dhe ushqimit për kontrollet shtesë qytetarët janë skeptik në atë se çka konsumojnë.

Ju gjithashtu mund të pëlqeni