Kreu Financa Informatë më rëndesi nga Ministri i Financave rreth pensionisteve, studenteve dhe punetoreve

Informatë më rëndesi nga Ministri i Financave rreth pensionisteve, studenteve dhe punetoreve

nga Kontabilisti

Bashkë me Kryeministrin Kurti dje prezantuam pakon e re të masave për përballje me inflacionin, në kuadër të vazhdimësisë së Pakos së Ringjalljes Ekonomike. Pakoja kap vlerën prej 150 milionë euro, që përkthehet në rreth 📊 2% të GDP, pa llogaritur pakon e muajit prill, apo masat paraprake. Qeveria Gjermane sot ka prezantuar një pako masash të ngjashme në vlerë prej 65 miliardë euro, që përkthehet në rreth 1.8% të GDP.

Për pensionerët:
🇩🇪 300 euro pagesë e njëhershme
🇽🇰 3×100 euro (nentor ‘21, prill ‘22, tetor ‘22)

Për studentët:
🇩🇪 200 euro pagesë e njëhershme
🇽🇰 2×100 euro (prill ‘22, nëntor ‘22)

Për punëtorët e sektorit publik:
🇩🇪 300 euro bruto pagesë e njëhershme
🇽🇰 300 euro për 2022 (100 euro në prill ‘22, plus 50 euro/muaj nga shtatori ‘22)

Për punëtorët e sektorit privat:
🇩🇪 300 euro bruto pagesë e njëhershme
🇽🇰 100 euro në prill ‘22, plus 3 muaj subvencionim 50% i rritjes së pagës.

Për fëmijët:
🇩🇪 Rritje e shtesave ekzistuese
Kosova: Nisje e pagesës së shtesave për herë të parëKa edhe shumë masa tjera që kemi ndërmarrë për ta bërë më të lehtë përballjen me inflacionin, siç janë vendosja e çmimit tavan për naftën, subvencionimi i energjisë elektrike, mbështetja e bizneseve prodhuese në investime, rritja e subvencioneve në bujqësi etj.

Ju gjithashtu mund të pëlqeni