Kreu Financa Informate me rendesi për keto kategori te punetoreve

Informate me rendesi për keto kategori te punetoreve

nga Kontabilisti

Ministria e Shëndetësisë ka bërë të ditur se pagesa e shtesës prej 10% të pagës bazë për punëtorët shëndetësore do të bëhet me pagën e muajit shkurt.

Sipas njoftimit në këtë muaj do të dalin shtesat edhe për janarin.

“Ministria e Shëndetësisë informon se për shkak se agregimi i të dhënave për një numër të madh të profesionistëve shëndetësorë dhe stafit mbështetës nga dhjetëra organizata buxhetore do të marr një kohë, pagesa e 10% të pagës bazë, do të bëhet me pagën e muajit shkurt, në mënyrë retroaktive edhe për muajin janar 2022”, thuhet në njoftim.

Ju gjithashtu mund të pëlqeni