Kreu Ekonomi Informim nga ATK lidhur me zbatimin e pakos fiskale ne sistemin EDI

Informim nga ATK lidhur me zbatimin e pakos fiskale ne sistemin EDI

nga Flamur Berisha

Në emër të KOMISIONIT të përbashkët nga ATK dhe MEPTINIS, të cilët jemi duke i shqyrtuar kërkesat e tatimpaguesve të cilët kanë aplikuar për të përfituar nga Pakoja Fiskale Emergjente, ju informojmë se kërkesat e tatimpaguesve janë duke u shqyrtuar sipas kategorive, si:

  • Masa 3a  nënkupton që përfitues janë të punësuarit, të cilët do të përfitojnë nga 170€ neto për periudhën Mars dhe Prill;
  • Masa 3a-1 nënkupton që përfitues për periudhën Mars është Punëdhënësi për vlerën 170€ + Kontributet + Tatimi, ndërsa për periudhën Prill përfitues është i punësuari i cili do të përfitojë nga 170€ neto;
  • Masa 3a-2 nënkupton që përfitues janë të vetëpunësuarit, të cilët do të përfitojnë nga 170€ neto për periudhën Mars dhe Prill;
  • Masa 3b nënkupton që përfitues janë qiradhënësit, të cilët do të përfitojnë deri në 50% të qirasë për periudhën Mars dhe Prill;
  • Masa 3b-1 nënkupton që përfitues për periudhën Mars është Qiramarrësi për vlerën deri në 50% të qirasë, ndërsa për periudhën Prill, përfitues është Qiradhënësi për vlerën deri në 50% të qirasë;
  • Masa 7 nënkupton që përfitues janë të punësuarit e rrezikuar, të cilët ishin në kontakt të drejtpërdrejtë me konsumatorin, të cilët do të përfitojnë nga 100€ bruto për periudhën Mars dhe Prill;
  • Masa 8 nënkupton që përfitues janë ish të punësuarit, të cilët janë larguar nga puna për shkak të COVID 19, të cilët do të përfitojnë nga 130€ neto për periudhën Mars, Prill dhe Maj;
  • Masa 14 nënkupton që përfitues janë të punësuarit e rinj, të cilët do të përfitojnë nga 130€ neto për periudhën Mars dhe Prill.

Deri më tani janë trajtuar dhe dërguar për procedim kërkesat si:

  • Masa 3a  nënkupton që përfitues janë të punësuarit, të cilët do të përfitojnë nga 170€ neto për periudhën Mars dhe Prill;
  • Masa 3a-1 nënkupton që përfitues për periudhën Mars është Punëdhënësi për vlerën 170€ + Kontributet + Tatimi, ndërsa për periudhën Prill përfitues është i punësuari i cili do të përfitojë nga 170€ neto;
  • Masa 3a-2 nënkupton që përfitues janë të vetëpunësuarit, të cilët do të përfitojnë nga 170€ neto për periudhën Mars dhe Prill;
  • Masa 14 nënkupton që përfitues janë të punësuarit e rinj, të cilët do të përfitojnë nga 130€ neto për periudhën Mars dhe Prill.

Duhet te keni parasysh se afati per te aplikuar eshte deri me date 15.05.2020. Gjatë kësaj jave, shpresojmë të arrijmë do të trajtojmë edhe kërkesat sipas masës 8 dhe 7.

Sa i përket përgjigjeve për secilën pyetje tuajaën, inforohuni si në vijim:

Pyetja: Një numër i konsiderueshëm i bizneseve janë të shqetësuar për faktin që edhe pse kanë aplikuar për kompenzim të pagës së punonjësve të tyre, ende nuk janë realizuar pagesat. Andaj kërkojnë të informohen sa kohe duhet të presin nga data e aplikimit derisa të dalin mjetet në llogaritë e punonjësve.

Përgjigje: Secili tatimpagues/individ mund të këtë specifika të veçanta nëse nuk ju kanë dalur mjetet, mund të ketë probleme nga më të ndryshmet. Pra, mund të mos kaloj në validimet e bëra sipas kritereve të Planit Operacional për Pakon Fiskale Emergjente apo edhe kriteret e përcaktuara shtesë nga Komisioni. Për të ofruar përgjigje për këtë duhet të analizohet secili rast individualisht.

Pyetje: Si duhet vepruar në rastin kur kompenzimi i pagës në vlerë prej 170€ bëhet për një pjesë të stafit të një biznesi, mirëpo për disa prej të punësuarve të tjerë ende jo?

Përgjigje: Pra, ashtu sic ju sqaruam me larte, personi mund të mos kaloj në validimet e bëra sipas kritereve të Planit Operacional për Pakon Fiskale Emergjente apo edhe kriteret e përcaktuara shtesë nga Komisioni. Gjithashtu mund te ketë probleme edhe me llogarinë bankare, ku deri më tani një numër i konsiderueshëm i tatimpaguesve kanë gabuar në evidentimin e llogarisë bankare. Për të ofruar përgjigje për këtë duhet të analizohet secili rast individualisht.

Pyetje: Si është rregulluar çështja e tatimit, pasiqë për të njejtin muaj punonjësit iu paguhen 2 tatime, për pagën që e paguan biznesi dhe për 170 € të pakos emergjente, e që nënkupton edhe dy lloje të tatimeve për të njejtin muaj të pagës. P.sh një i punësuar ka pagën 570 €, 170 kompensohet nga pako fiskale për të cilën shteti paguan tatimet dhe pjesën tjetër 400 € që e paguan biznesi, paguan tatime dhe kontribute rreth kësaj pjese.

Përgjigje:

Sa i përket kompensimit te pagave, në rastin kur punëtori i nuk mere te ardhura per periudhën mars dhe prill nga ana e punëdhënësit, duhet te veprohet si ne vijim:

Në listën e pagave të rregullta të cilën punëdhënësi e bën përmes Sistemit Elektronik EDI, deklaron të punësuarin dhe në kolonën e pagës vendos vlerën 0.00€ (pasi që për këtë nuk paguan).

Për pjesën tjetër prej 170€, punedhensei parashtron kërkesë për kompensim të pagave duke e bërë kërkesën përmes Sistemit Elektronik EDI, në menynë  “Shërbime” – Kërkesa për kompensim të pagave të punëtoreve. Këtu shkarkohet lista dhe të punësuarit evidentohen në listë, ku në llogarinë e tyre bankare të cilën e keni vendosur, Qeveria do t’ju paguaj pagën Neto prej 170€. Po ashtu, kontributet për punëdhënësin dhe të punësuarin, si dhe tatimin do ta paguaj Qeveria.

Mirëpo, nëse per te punësuarit, një pjese te pagës e paguan punëdhënësi, ndërsa një pjese tjetër kërkon kompensim nga Qeveria, punëdhënësi duhet te vepron si ne vijim:

Në rastin kur punëtori ka p.sh. pagën 300€, atëherë nëse punëdhënësi që plotëson kriteret për t’ju kompensuar Qeveria pagat e punëtorëve, deklarimin duhet ta bën, si:

    Në listën e pagave të rregullta të cilën e bën punëdhënësi përmes Sistemit Elektronik EDI, deklaron të punësuarin e tij dhe në kolonën e pagës vendos vlerën 130€ (pasi që për këtë vlerë do ta paguan vet punëdhënësi), ku për këtë vlerë llogarit edhe kontributet pensionale dhe tatimin në paga.

Për pjesën tjetër prej 170€, punëdhënësi duhet të parashtron kërkesë për kompensim të pagave duke e bërë kërkesën përmes Sistemit Elektronik EDI, në menynë “Shërbime” – Kërkesa për kompensim të pagave të punëtoreve. Këtu e shkarkon listën dhe të punësuarin e evidenton në listë, ku në llogarinë e tij bankare të cilën e keni vendosur, Qeveria do t’ia paguaj pagën Neto prej 170€. Po ashtu, kontributet për punëdhënësin dhe të punësuarin, si dhe tatimin do ta paguaj Qeveria.

Në rast se punëdhënësi ka ekzekutuar pagat e muajit Mars/2020, në tërësi edhe pse në vështirësi financiare, pjesa e pagës prej 170 euro për punëtorët do të kreditohet në llogarinë e punëdhënësit, si rimbursim i shpenzimeve, bazuar ne regjistrat e deklaruar në ATK dhe verifikimeve shtesë që mund të mbështesin këtë deklarim. Në këtë rast pastaj paga e muajit Prill/2020 kreditohet në llogarinë e punëmarrësit. Pra, ne listepages duhet te vendosen te dhenat e sakta te te punesuarve dhe llogarite bankare te punesuarve. Ndersa per ta kompensuar punëdhënësin, me rastin e plotesimit te formularit ne Koment duhet te shkruhet “KOMPENSIM PUNEDHENSIT”, si dhe te bashkangjiten deshmite e pagesave te pagave dhe deshmine e llogarise bankare te punedhenesit.

Sa i përket qirasë, nëse qiramarrësi paguan gjysmën e vlerës se qirasë sipas kontratës, atë vlere edhe duhet ta vendos ne formularin WR me rastin e deklarimit te rregullt. Pra, per aq sa paguan vendos vlerën ne formularin WR.

Ne anën tjetër per vlerën prej 50% te kontratës se qirasë kërkon subvencionim sipas masës 3b te Pakos Fiskale Emergjente. Nëse kërkon kompensim sipas Pakos Fiskale Emergjente, ne excelin qe do ta ngarkon duhet te vendos vlerën bruto te qirasë sipas kontratës pa e përfshirë TVSH-ne, si dhe duhet te bashkëngjit kontratën e qirasë.

Ndërsa lidhur me kompensimin e qirasë nëse qiraja është paguar per muajin Mars, vlejnë kriteret e njëjta sikurse per pagat, përveç se duhet te plotësohet formulari përkatës, si dhe ne Koment duhet te shkruhet “KOMPENSIM QIRAMARRËSIT”

Klikoni këtu dhe lidhuni me udhëzuesit per paga dhe qira:

http://www.atk-ks.org/ëp-content/uploads/2020/04/UdhezuesPagat-1.pdf

http://www.atk-ks.org/ëp-content/uploads/2020/04/UdhezuesiQirate-1.pdf

Ju gjithashtu mund të pëlqeni