Tek tërheqja në faza, aranzhimi i pagesës bëhet sipas dy proporcioneve:
20%/80% – ku 20% është pagesë e përnjëhershme dhe 80% është pagesë në faza mujore, ose
0%/100% ku i gjithë bilanci tërhiqet në faza.
Tek tërheqja në faza, pagesa është mujore, me minimum €200 dhe maksimumi 1% e bilancit të kursimeve në ditën e aprovimit të aplikacionit. Lartësia e pagesave mujore rishikohet në baza të rregullta, propozohet nga Bordi Drejtues dhe miratohet nga Banka Qendrore e Kosovës.