Kreu Financa Qka përmban masa 2.2 e ringjalljes ekonomike te cilen qeveria ndau 5.5 milion euro?

Qka përmban masa 2.2 e ringjalljes ekonomike te cilen qeveria ndau 5.5 milion euro?

nga Kontabilisti

Masa 2.2. – Mbështetje bizneseve për qasje në financa – 43 mil EUR
2.2.1. Me qëllim të lehtësimit të qasjes në financim, do të mbështesim Fondin Kosovar për Garanci
Kreditore duke shtuar kapitalin për edhe 40 milionë euro tjera, që do të mundësojnë garantimin e rreth 120
milionë eurove kredi shtesë për bizneset.
2.2.2. Po ashtu, me 3 milionë euro tjera do të subvencionojmë tarifat e Fondit, gjë që do të çlirojë potencial
për edhe 86 milionë euro tjera kredi të garantuara

Qeveria e Kosovës, përkatësisht Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve sot ka prezantuar dhe ka marrë aprovimin për ndarjen e mjeteve buxhetore për mbështetje për bizneset.

Ky vendim shkon në favor të zbatimit të masës 2.2 që nënkupton mbështetje të bizneseve për qasje në financa.

Vlera totale e mjeteve është 5.528,00 euro dhe do të përfitojnë bizneset mikro, të vogla dhe të mesme.

“MFPT sjell për aprovim ndarjen e mjeteve buxhetore për zbatimin e masës 2.2 të pakos për ringjalle ekonomike, përkatësisht mbështetja e bizneseve për qasje në financa. Këto mjete në vlerë prej 5.528.000 ndahen në kuadër të bashkëpunimit me fondin kosovar për garanci kreditore për të vazhduar mbështetjen e qasjes në financa për ndërmarrjet mikro, të vogla dhe të mesme”, tha Resul Makreshi.

Vendimi u miratua me të gjitha votat pro./kontabilisti.info

Ju gjithashtu mund të pëlqeni