Qeveria e Kosovës të enjten ka miratuar shtesat e rrezikshmërisë për policët, shtesa këto që i ka prezantuar në mbledhjen e mbajtur më 27 tetor të këtij viti.
Kryeministri Albin Kurti para kabinetit qeveritar tha se shtesat e rrezikshmërisë do të fillojnë se aplikuari nga paga e muajit nëntor.
Kryeministri Albin Kurti para kabinetit qeveritar tha se shtesat e rrezikshmërisë do të fillojnë se aplikuari nga paga e muajit nëntor.“
“Shtesat për njësitë elitare, për njësinë speciale intervenuese, për njësinë për ndërhyrje të shpejtë, dhe për njësinë për mbrojtje të afërt, janë nga 150 euro shtesë mbi pagën bazë”, ka thënë Kurti në mbledhjen e ekzekutivit më 27 tetor.
Ai ka shtuar se shtesa prej 120 eurosh do të marrin njësitet operative K-9, dhe njësia për eksplozivët dhe deminim.
“Pjesëtarët e patrullave kufitare do të përfitojnë nga 100 euro në muaj, ndërsa pjesëtarë të hetuesisë nga 75 euro shtesë në muaj. Ekipet reaguese dhe patrullat, që përbëjnë numrin më të madh të Policisë së Kosovës, do të marrin nga 60 euro shtesë në muaj, kurse policëve që angazhohen për sigurinë e objekteve dhe ata në menaxhim të operacioneve, do t’iu ndahen nga 50, respektivisht 40 euro shtesë të rrezikshmërisë”, është shprehur kryeministri. /Telegrafi/