Si shkaktar i rritjes së lartë të inflacionit në Kosovë, me 3 shtator Qeveria e Kosovës prezantoi “Pakon për Përballje me Inflacionin”. Kjo pako parasheh mbështetje me nga 100 euro për pensionistët, studentët dhe punëtorët e ndërmarrjeve publike.
Ndryshe, për klasat punëtore në sektorin privat, Qeveria Kurti planifikoi subvencionim me nga 50 euro për tre muaj në rast se rritej paga deri në 100 euro nga kompanitë në të cilat ata punonin.
Kriter per te perfituar nga kjo mase eshte se bizneset duhet ti rrisin pagat e punetoreve nga Shtator 2022 deri me 20 dhjetor 2022 raporton kontabilisti.info
Rreth aplikimit per subvencionim te rritjes se pages, Ministri i Financave Hekuran Murati e postoj njoftimin e plote ne facebook te cilin mund ta lexoni me poshte:
“Bizneset t‘i rrisin pagat e punëtorëve
Çmimet janë rritur, por bashkë me çmimet, shumica e bizneseve kanë rritur edhe fitimet. Andaj është koha që fitimet e shtuara, bizneset t’i ndajnë me ata që ua mundësojnë të kenë fitim – pra punëtorët. Sidomos tani kur jeta është bërë më e vështirë si rezultat i çmimeve më të larta. Për ta bërë më të lehtë, qeveria do të mbështesë secilin biznes që rrit pagat e punëtorëve duke subvencionuar 50% të rritjes së pagës, për 3 muajt e parë, sipas kushteve dhe kritereve të aplikueshme. Secili biznes që ka rritur pagat e punëtorëve nga shtatori e këtej, dhe dëshiron të përfitojë nga mbështetja e qeverisë, mund të aplikojë në platformën EDI deri më 20 dhjetor”