Kreu Financa Këto janë statistikat e Inportit dhe Eksportit në Kosovë për muajin Mars.

Këto janë statistikat e Inportit dhe Eksportit në Kosovë për muajin Mars.

nga Kontabilisti

Të dhënat e Agjencisë së Statistikave të Kosovës (ASK) për tregtinë e jashtme të mallrave  tregojnë për një deficit tregtar më të lartë për 5.3 për qind në muajin mars 2023 në raport me muajin njëjtë të vitit 2022.

Shprehur në shifra, deficiti tregtar kishte vlerë prej 426.8 milionë euro krahasuar me deficitin prej 405.3 milionë euro në vitin 2022.

Eksporti mbulon importin me 16.1 për qind.

Importi i mallrave që kapi vlera qindra milionëshe e mbajti larg eksportin e Kosovës.

“Eksporti i mallrave në muajin mars 2023 kishte vlerën 81.7 milion Euro, ndërsa importi 508.5 milion Euro, që është një rënie prej (-7.7%) për eksport, si dhe një rritje prej 3.0% për import, duke krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit 2022” – thuhet në komunikatën e ASK-së.

Gjermania – partneri i parë për eksportin e Kosovës me BE-në

Eksportet e Kosovës në 27 vendet e vendet e Bashkimit Europianë (BE) arritën në 28 milionë euro, ose rreth 34.3 për qind e eksporteve të përgjithshme, me një rritje prej 11 për qind.

Partnerët kryesorë për eksportin e mallrave në BE ishin: Gjermania 9.2 për qind, Italia 4.3 për qind, Holanda 3.1 për qind, etj.

Në anën tjetë, importet janë për shumë herë më të larta nga vendet e BE-së.

“Importet e Kosovës nga vendet e BE-së (27) ishin rreth 228.1 milion euro, ose 44.9% e importeve të përgjithshme, me një rritje prej 11.1%. Importet me pjesëmarrje me të lartë ishin nga: Gjermania (12.3%), Greqia (6.3%), Italia (6.1%), etj.” – thuhet në komunikatën e ASK-së.

Shqipëria dhe Serbia në garë për eksport/import me Kosovën

Në muajin mars 2023, eksportet e Kosovës me vendet e CEFTA-s arritën në 32  milionë euro, ose 39.2 për qind të eksporteve të përgjithshme, me një rënie prej  6.3 për qind.

Partnerë kryesorë për eksport nga vendet e CEFTA-së ishin: Maqedonia e Veriut me 14.6 për qind, Shqipëria 11 për qind, Serbia 6.3 për qind, dhe Mali i Zi 5.8 për qind.

Serbia partneri i parë për importin e mallrave të Kosovës

“Ndërsa, importet nga vendet e CEFTA-së, në muajin mars 2023, arritën në 92.5 milion Euro, ose 18.2% të importeve të përgjithshme, me një rënie prej (-0.7%). Vendet me pjesëmarrje më të lartë për import ishin: Serbia (5.8%), Shqipëria (5.5%), dhe Maqedonia e Veriut (5.0%).” – thotë ASK.

Kosova eksporte të mallrave pati edhe me vendet e tjera të botës, ku vlera e tyre arriti në 21.6 milionë euro, ose 26.5 për qind.

Si partnerë më të rëndësishëm nga këto vende për eksport vlen të përmenden: SHBA me 12.2 për qind, dhe Zvicra 7.7 për qind.

Ndërsa, importet e Kosovës me vendet e tjera të botës arritën në 187.8 milion euro, ose 36.9 për qind. Vendet me pjesëmarrje më të lartë për import në këtë grup ishin: Turqia  14.3 për qind, dhe Kina 8.4 për qind.

Këto të dhëna u bënë të ditura nga Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) me publikimin e  raportit mbi rrjedhat e eksportit dhe importit për muajin mars 2023. /Kallxo.com/

Ju gjithashtu mund të pëlqeni