Kreu Financa Këto janë të gjitha vendimet ne mbledhjen e fundit të qeverisë

Këto janë të gjitha vendimet ne mbledhjen e fundit të qeverisë

nga Kontabilisti

Në mbledhjen e 153-të të Qeverisë, miratuam 18 vendime, mes të cilave:

– Votuam për Programin Kombëtar të Shkencës 2023-2028;

– Miratuam Programin mbështetës për komunat për financim të 13 projekteve, me vlerë prej 900,000 euro;

– Rialokuam mjete financiare në Ministrinë e Zhvillimit Rajonal për tri projekte kapitale në komuna;

Morëm vendim për hartimin e Programit për Reforma Ekonomike 2024-2026;

– Themeluam Komisionin Kombëtar për Refugjatë;

– Shqyrtuam koncept dokumentet për Odën Ekonomike të Kosovës, për Nëpunësit Civil në Administratën e Gjykatave dhe Prokurorive, për Fushën e Mbrojtjes së Natyrës dhe atë për Fushën e Ujërave;

– Aprovuam propozimin e Ministrisë së Shëndetësisë për përbërjen e Bordit Drejtues të Fondit të Sigurimeve Shëndetësore.

Ju gjithashtu mund të pëlqeni