Kreu Ekonomi Kosova kërcenon keto shtete me reciprocitet!

Kosova kërcenon keto shtete me reciprocitet!

nga Flamur Berisha

Çështja e reciprocitetit me Serbinë, e cila krijoi shumë probleme brenda skenës politike, por edhe në raport me faktorët ndërkombëtarë, është kthyer në diskutim sërish në Kosovë. Por, kjo nuk është e gjitha. Qeveria e Kosovës ka “kërcënuar” me masa reciprociteti çdo shtet, përfshirë edhe Serbinë

Albin Kurti, pak para se të bëhej kryeministër i Kosovës, pati thënë se reciprociteti me Serbinë do të jetë çështje ditësh apo javësh, e assesi çështje muajsh se kur do të vendosej, pasi ai të vinte edhe një herë në pushtet.

“Është çështje ditësh, javësh dhe kurrsesi muajsh. Nuk e di tash se cila do të jetë sekuenca, por është ndër gjërat e para që do të bëjmë”, pati thënë Kurti.

Tani kur Qeveria e Kosovës po drejtohet nga Albin Kurti, “kërcënimi” me reciprocitet ka nisur të bëhet, jo vetëm për Serbinë por edhe për shtetet të tjera. Mirëpo, ende nuk ka ndonjë datë se kur do të vendosen këto masa. Zëdhënësi i Qeverisë së Kosovës, Përparim Kryeziu, ka thënë se ende nuk ka datë për vendosjen e reciprocitetit me Serbinë, duke shtuar se varet nga parimet.

“Reciprociteti nuk është nocion i ri në marrëdhëniet ndërkombëtare është parim themelor për shtetet. Këtë askush nuk mund ta kontestojë, ne jemi të interesuar për barazi te shtetet, i cili të garantojë që qytetarët të trajtohen në mënyrë të barabartë. Askush nuk duhet të ndihet në siklet nga reciprociteti. Si këto vendime që janë marrë shumë të rëndësishme, vlerësoj, se do të ketë në ditët në vazhdim, nuk ka një datë të caktuar”.

Ju gjithashtu mund të pëlqeni