Kryeministri Albin Kurti e ka emëruar Agron Llugaliun drejtor të përgjithshëm të Doganës së Kosovës.
Zyra e Kryeministrit thotë se emërimi i Llugaliut pason përzgjedhjen nëpërmjet konkursit për drejtor të përgjithshëm të Doganës së Kosovës, në një proces transparent e profesional të monitoruar nga përfaqësuesit e Projektit Britanik për Rekrutime në Pozita të Larta Drejtuese.
Procesin deri në përzgjedhjen e drejtorit të ri të Doganës e ka monitoruar edhe Ambasada e Britanisë së Madhe në Kosovë.
Në faqen zyrtare ishte publikuar rezultati i procesit ku Agron Llugaliu printe me 64.5 pikë, i ndjekur nga Bahri Berisha me 62. 5 pikë.Në pozitat tre dhe katër janë Ekrem Hajdari dhe Bashkim Arifi me më pak pikë.