Gjatë ditës pritet që paratë e para nga Fondi Pensional i Kursimit të bien në duar të qytetarëve, janë rreth 70 mijë qytetarë që sot do t’i marrin 10 përqind të mjeteve të tyre.
Transferimi i mjeteve për këta qytetarë do të nisë nga ora 10:00. Tërheqja e këtyre mjeteve është garantuar me Pakon për Rimëkëmbje Ekonomike të votuar në Kuvendin e Kosovës si ndihmë për periudhën e pandemisë.
Kushdo qe ka aplikuar nga data 11.12.2020 deri me daten 17.12.2020 do ti ekzekutohen mjetet ne llogari, te tjeret me vone.