Kur një borxh mund të konsiderohet pasiv?
ATK mund të transferojë një borxh tatimor në një dosje pasive për ta larguar atë nga baza e të dhënave aktive të mbledhjes kur është përcaktuar përmes përpjekjeve të dokumentuara se tatimi nuk është i mbledhshëm në kohë, e ATK mund të transferojë një borxh tatimor në një dosje pasive për ta larguar atë nga baza e të dhënave aktive të mbledhjes kur është përcaktuar përmes përpjekjeve të dokumentuara se tatimi nuk është i mbledhshëm në kohën e përcaktimit.
Përcaktimi i tillë mund të bëhet në rastet të tilla si, por duke mos u kufizuar në to, pamundësia për ta gjetur tatimpaguesin apo asetet e tij/saj; operimet afariste kanë pushuar pa lënë asete; një tatimpagues i vdekur kur nuk ka transferime të aseteve nga të cilat mund të mblidhet tatimi; një biznes që është shpallur i falimentuar dhe të gjitha masat e mbledhjes janë ndërmarrë; një tatimpagues që nuk ka mundësi të paguajë borxhin tatimor bazuar në një analizë komplete të gjendjes financiare të tatimpaguesit; dhe përcaktime të natyrës së ngjashme.
Vendosja e borxhit tatimor në një dosje pasive nuk e liron borxhin tatimor apo çrregullojë prioritetin e barrës së ATK-së. Nëse burimet e reja të mbledhjes bëhen të ditura, ATK do të kthejë borxhin tatimor në gjendjen aktive të mbledhjes.