Udhëzimi i ri Administrativ liron në tërësi nga tarifat noteriale:
Fëmijët pa kujdes prindëror;
Personat me nevoja të veçanta;
Personat që kërkojnë të realizojnë të drejtat në Qendrën për Punë Sociale;
Personat që përfitojnë nga Ligji për Ndihmë Juridike Falas.
Ky Udhëzim Administrativ pamundëson tarifimin e vërtetimit të dokumenteve që ruhen në dosjen e aktit noterial me çka ulen dukshëm shpenzimet e palës pranë noterit.Ky Udhëzim Administrativ cakton tarifa të arsyeshme në mënyrë që shpenzime e qytetarëve për shërbime noteriale të jenë të përballueshme.
![](https://new.rilindi-furniture.com/wp-content/uploads/2022/07/294347837_417951153704474_5917657151933224895_n-1024x1024.jpg)