Ministri Peci e konfirmoj permes rrjetit social facebook se ka ndare 24.6 milion euro grande per punetoret evyer. Postimi i tije i plote eshte:
Mirëmëngjesi për punëtorët e vyer!
Sot nënshkruajta Programin për Zhvillim Rural / Grante 2023 në vlerë prej 24,6 milionë euro!
Përmes Programit për Zhvillim Rural / Grante 2023 kemi:
Rritje të mbështetjes për prodhimin bazik bujqësor, specifikisht karshi rritjes së konsiderueshme të Fondit Blegtoral me qëllim të shtimit të prodhimit të qumështit dhe mishit; me 5 milionë euro (Masa 1, Nënmasa 1.7)
Kemi eleminuar kritere diskriminuese;
Do të ketë rritje të mbikqyrjes përgjatë të gjithë procesit me qëllim të mbrojtjes të së drejtës së aplikimit dhe qasjes së barabartë të të gjithë qytetarëve të Kosovës që me të vërtetë ushtrojnë veprimtari bujqësore, janë fermerë meritorë e mbi të gjitha real.
16,827,000.00 euro apo 68,33% e buxhetit të granteve i kushtohen Masës 1 – Investime në asete fizike dhe ekonomi familjare. Kjo masë përfshin prodhimin bazik bujqësor.
3,500,000.00 euro apo 14,21% e po këtij buxheti i dedikohet Masës 3 – për Investime në asete fizike në përpunimin dhe tregtimin e prodhimeve bujqësore!
4,000,000.00 euro apo 16,24% e buxhetit të PZHR 2023 i kushtohet Masës 7 – për Diversifikimin e Fermave dhe Zhvillimin e Bizneseve!
300,000.00 apo 1,22% e buxhetit i kushtohet Masës 5 për Zbatimin e Strategjive për Zhvillim Lokal – Qasja “Leader”!
Zhvillohemi bashkë!
Qeveria për bujqësinë!