Cilët janë sektorët që pritet të shpenzojnë këto mjete?
Shumica e të hollave nga buxheti 2.7 miliardësh, pritet të shkojnë për skemat sociale, arsim, shëndetësi e infrastrukturë. Qeveritarët u zotuan se ky buxhet para së gjithash reflekton gjithpërfshirje dhe investime të shumta në shumë sektorë, dhe njëherit është edhe buxheti më i lartë që ka pasur Republika e Kosovës ndonjëherë.
Nga njoftimet zyrtare të Qeverisë, thuhet se ky ligj siguron qëndrueshmëri të financave publike, ringjallje të ekonomisë e orientim drejt prodhimit vendor, përkrahje të punësimit e fuqizim të grave, si dhe zhvillim të qëndrueshëm ekonomik e rritje të mirëqenies qytetare.
Shuma më e madhe nga buxheti i 2022-s, më saktësisht mbi 700 milionë euro, do të shkojnë për sektorin e arsimit, shëndetësisë, kulturës, infrastrukturës dhe e sigurisë, kurse 20 milionë tjera janë ndarë ndarë për skemën e punësimit të garantuar për të rinjtë e vendit.
Sipas njoftimit të Ministrisë së Financave, sa i përket investimeve janë ndarë 40 milionë euro për prodhuesit vendorë dhe 40 milionë euro për ringritjen e ndërmarrjeve publike.
Po ashtu, nga ky buxhet janë ndarë edhe 45 milionë euro për shtesat për lehonat dhe fëmijë si dhe 35 milionë euro për skemat sociale e pensionale.
Në anën tjetër, të hyrat buxhetore për vitin 2022, priten të jenë në