Kreu Financa Lajm i mirë. Kosova merr 80 milion euro hua. Do të përdoren per keto projekte

Lajm i mirë. Kosova merr 80 milion euro hua. Do të përdoren per keto projekte

nga Kontabilisti

Është nënshkruar marrëveshja e huasë dhe grantit për projektin “Solar për Kosovën – Ngrohje Qendrore”.

Projekti në tërësi ka vlerën prej 80 milionë euro, për çka është konsideruar i rëndësishëm për kryeqytetin dhe për mbrojtjen e ajrit.

Ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati ka thënë se janë dy marrëveshje të granteve dhe se me këtë projekt do të ruhet energjia për shtrirjen më të madhe të ngrohjes qendrore.

“Ky projekt është i pari në rajon, i cili përdor në masë të madhe energjinë diellore. Projekti në tërësi shkon në vlerën në mbi 80 milionë euro. Projekti si j tillë është unik, paraqet një nder kapacitetet më te mëdha për ngrohje diellore, e cila ruhet për t’u përdorur pastaj për ngrohje qendrore edhe për 38 mijë qytetarë që nuk kanë pasur qasje më parë në ngrohje qendrore”, ka thënë Murati.

Ju gjithashtu mund të pëlqeni