ATK, publikon formën “Kërkesë për heqjen e ndëshkimeve”
Administrata Tatimore e Kosovës, njofton të gjithë tatimpaguesit se ka publikuar formën “Kërkesë për heqjen e ndëshkimeve”, përmes të cilës tatimpaguesi mund të kërkojë nga ATK heqjen e ndëshkimeve, atëherë kur plotëson kriteret e përcaktuara me Legjislacionin tatimor në fuqi.
Ashtu siç është e përcaktuar me Legjislacionin tatimor, nëse personi obligues për ndonjë tatim dëshmon shkaqe të arsyeshme, besim të mirë, vështirësi të madhe ose arsye të tjera, të cilat do të ngritin efektivitetin e ATK-së, ATK-ja mund të zvogëlojë ose heq çdo ndëshkim të vlerësuar, apo propozuar, në baza sipas rastit.
Andaj, secili tatimpagues që vlerëson se plotëson kriteret për zvogëlim/heqje të ndëshkimeve, mund të parashtroj kërkesë në Administratën Tatimore të Kosovës.
Kërkesën, të cilën duhet ta plotësoni për zvogëlim/heqje të ndëshkimeve, mund ta shkarkoni nga ueb-faqja e ATK-së, www.atk-ks.org , menyja “Për tatimpaguesit” – “Formularët”, apo duke klikuar në linkun: www.atk-ks.org/formularet/
Pas plotësimit, Kërkesa për heqjen e ndëshkimeve dorëzohet në Departamentin për Menaxhimin e Mbledhjes së Borxheve në ATK.
ATK mban premtimin për kujdesin e vazhdueshëm ndaj tatimpaguesve!
Administrata Tatimore e Kosovës