Kreu Financa Lajm i mirë; qeveria ndanë mjete financiare per keto kategori

Lajm i mirë; qeveria ndanë mjete financiare per keto kategori

nga Kontabilisti

Zyra për Çështje të Komuniteteve, në kuadër të Zyrës së Kryeministrit, ka organizuar tryezë ku po diskutohet për sfidat dhe mundësitë për komunitetin ashkali, përcjell InLajmi.

Me këtë rast, kryeministri Kurti tha se qeveri është e përqendruar që të krijojnë një shoqëri me mundësi të barabartë duke punuar kështu për krijimin e mundësive të barabarta me fokus punësimin e shkollimin.

“Është kënaqësi që jemi së bashku e të flasim për mundësitë e komuniteti ashkali për sfidat dhe bashkëpunimit. Për të përparua si shoqëri është e domosdoshme që përparimi të jetë për të gjithë qytetarët pa dallim. Me pakon për ringjallje ekonomi kemi ndihmuar mbi 800 mijë qytetarë. Qeveri po punon për krijimin e mundësive të barabarta, me fokus punësimin e shkollimin”, deklaroi Kurti.

Shefi i qeverisë ndër të tjera vuri në pah se për studentët ashkali qeveria ka ndarë bursa në vlerë 300.000 euro.

“Arsimin e lartë e kemi pa pagesë për të gjithë që t’i inkurajojmë që të mos ndalen tek shkolla e mesëm. Për t’i ndihmuar studentët rom, ashkali dhe egjiptian kemi ndarë bursa 300 mijë euro, me bursa po i mbështesin studentë ashkali në Fakultetin e Edukimit. Zyra për çështje të komunitete ka mbështetur organizata dhe mediat e komuniteteve”, shtoi Kurti.

Ju gjithashtu mund të pëlqeni