Kreu Financa Lajm i mirë nga Ministria e Financave. Ekzekutohen pagesat per keto familje

Lajm i mirë nga Ministria e Financave. Ekzekutohen pagesat per keto familje

nga Kontabilisti

25 mijë familje kanë marrë asistencën sociale të dyfishuar për muajin shtator, këtë javë që po lëmë pas.

Kjo ishte njëra nga masat e pakos për përballje me inflacionin, që sadopak lehtëson barrën e atyre familjeve që më së shumti kanë nevojë për mbështetjen e shtetit.

Mirëpo për të bërë zgjidhje afatgjatë për të rregulluar skemat sociale e pensionale, një reformë gjithpërfshirëse është e domosdoshme.

Për këtë, na duhet miratimi në Kuvend i marrëveshjes së nënshkruar me Bankën Botërore, që parasheh reformimin e skemave sociale, dhe krijon regjistrin social e integron sistemet, gjë që hap rrugë edhe për reformën e sistemit pensional.

Prandaj për herë të tretë kemi dërguar këtë marrëveshje në Kuvend, duke llogaritur se kësaj radhe do të gjej mbështetjen e nevojshme të 2/3 të deputetëve për tu ratifikuar.

Janë rreth 100 mijë persona përfitues nga skema sociale dhe mbi 200 mijë përfitues të pensioneve të moshës e kontributive të cilët po presin që kjo marrëveshje të kalojë.

Ju gjithashtu mund të pëlqeni