Kreu Financa Lajm i mirë nga Ministria e Financave (Shiko lajmin e plote)

Lajm i mirë nga Ministria e Financave (Shiko lajmin e plote)

nga Kontabilisti

90 milionë euro mbështetje për reforma në Kosovë nga Banka Botërore

Bordi i Bankës Botërore dje ka miratuar Marrëveshjen për Financimin e Politikave Zhvillimore për Politikën Fiskale, Konkurrueshmërinë dhe Rritjen e Gjelbër ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Bankës Botërore, me një vlerë prej 90 milionë euro.

Kjo marrëveshje vjen si rezultat i veprimeve të realizuara të Republikës së Kosovës në forcimin e stabilitetit fiskal dhe makroekonomik, rritjen e efikasitetit të shpenzimeve publike, krijimin e një ambienti të favorshëm për investime dhe fillimin e tranzicionit drejt një ekonomie të gjelbër.

Përmes marrëveshjes së re, e cila do të nënshkruhet muajin që vjen gjatë Takimeve Pranverore në Washington DC, janë realizuar një varg veprimesh siç janë reforma ligjore në fushën e edukimit në fëmijërinë e hershme, përmirësimi i efiçiencës së energjisë, zvogëlimi i barrës administrative, rritja e investimeve të huaja direkte, dixhitalizimi dhe lehtësimi i të bërit tregti.

Vendimi i Bankës Botërore për të mbështetur Republikën e Kosovës tregon përkushtimin e Bankës për të mbështetur politikat zhvillimore në Kosovë.

Ju gjithashtu mund të pëlqeni