Kreu Financa Lajm i mirë: Qeveria i subvencionon pazientet deri në 30,000€ për shërbime shëndetësore

Lajm i mirë: Qeveria i subvencionon pazientet deri në 30,000€ për shërbime shëndetësore

nga Kontabilisti

Ministria e Shëndetësisë ka nënshkruar sot udhëzimin i ri administrativ me të cilin Qeveria e Republikës së Kosovës do të përkrahë financiarisht qytetarët për shërbime shëndetësore të cilat nuk ofrohen në institucionet publike shëndetësore.

• Gjithsecili qytetar i Republikës gëzon të drejtën e mbështetjes financiare në vlerë deri në 30,000 euro brenda një viti për shërbimet që nuk ofrohen në institucionet publike shëndetësore në Kosovë.

• Personat me status të invalidit të luftës, anëtarët e ngushtë të familjes së dëshmorëve, viktimat civile të luftës do të kompensohen në shumën maksimale, 100%, të vlerës së faturës.

• Personat mbi moshën 18 vjeç kompensohen me 70% të vlerës së çmimit referent apo mesatares së çmimit të tri profaturave për trajtim mjekësor.

• Ndërsa, për personat e diagnostikuar me sëmundje malinje mbi moshën 18 vjeçare është rritur vlera e kompensimit.

Ju gjithashtu mund të pëlqeni