Bashkë me organizaten “Vier Pfoten Kosova” dhe “Fondacionin për të Drejtat e Kafshëve” nënshkruam Memorandum Mirëkuptimi me qëllim koordinimin e përpjekjeve për të shumëfishuar ndikimet e veprimeve, masave dhe projekteve për ndërgjegjësimin e publikut për mirëqenien e kafshëve dhe mbrojtjen e mjedisit.
Përmes këtij Memorandumi synojmë të ndihmohen aktivitetet edukative shkollore dhe jashtëkurrikulare, në mënyrë që gjeneratat e reja të jenë më të ndërgjegjësuara për mjedisin, kafshët e egra, kafshët shoqëruese dhe qentë endacakë.
Po ashtu, do të bashkëpunojmë për ofrimin e sesioneve edukative dhe trajnuese mbi tema të mirëqenies së kafshëve dhe edukimit mjedisor në shkolla, si dhe jashtë objekteve shkollore.
Memorandumi, ndër të tjera synon identifikimin e zgjidhjeve potenciale afatgjata për të përmirësuar edukimin në lidhje me mirëqenien e kafshëve, mbrojtjen e mjedisit, dhe shmangien e rrezikut potencial për fëmijët dhe qytetarët nga kafshët endacake.