Bordi i Zyrës së Rregullatorit të Energjisë ka marrë vendim për uljen e tarifave prej 8 përqind për konsumatorët familjar që shpenzojnë mbi 800 kWh, raporton Express.
Në këtë mbledhje është vendosur edhe për uljen e tarifave prej 3% për konsumatorët komercial dhe industrial.
Këtë vendim, ZRRE e ka arsyetuar duke thënë se kostot e furnizimit me energji elektrike nga importi për konsumatorët fundor për vitin 2024 parashihen të jenë më të ulëta në krahasim me vitet e paraprake
“Rënia e çmimeve në tregjet e energjisë elektrike në Evropë ka ndikuar në kostot me shumicë të energjisë elektrike në Kosovë. Si rezultat i këtyre ndryshimeve, kostot e furnizimit me energji elektrike nga importi për konsumatorët fundor për vitin 2024 parashihen të jenë më të ulëta në krahasim me vitet e paraprake. Këto ndryshime kanë ndikuar në uljen e tarifave të energjisë elektrike për konsumatorët fundor”, thuhet në njoftim.