Kreu Financa Lajmi i fundit: Qeveria ndanë mjete financiare për këto kategori

Lajmi i fundit: Qeveria ndanë mjete financiare për këto kategori

nga Kontabilisti

Qeveria e Kosovës ka miratuar propozim-vendimin për ndarjen buxhetore në shumë prej 100 mijë euro për Fondacionin Amerikano-Kosovar për Edukim.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, tha se KAEF për 16 vite ka dëshmuar qartë rezultatet duke mbështetur mundësitë transformuese të arsimit pos diplomim për mbi 100 mijë studentë të Kosovës.

“Në 16 vitet e tij KAEF ka dëshmuar qartë rezultatet duke mbështetur mundësitë transformuese të arsimit pos diplomim për mbi 100 mijë studentë të Kosovës të diplomuar në mbi 20 universitete liderë në ShBA. Shumica prej tyre janë pozicionuar në mënyrë unike për të forcuar zhvillimin e Kosovës” – ka deklaruar Kurti.

“Për të vazhduar kontributin për të ardhmen, KAEF-i kërkon mbështetje financiare atëherë po propozojmë vazhdimin e mbështetjes për studentët tanë” – shtoi ai.

KAEF i është përkushtuar zhvillimit afatgjatë ekonomik të Kosovës përmes edukimit të qytetarëve të saj. KAEF ofron deri në 8 bursa të diplomimit në vit për kosovarët premtues për trajnime të nivelit të lartë në universitete të zgjedhura të SHBA-së.

Deri më tani, 44 universitete kanë pritur studentët e përzgjedhur nga KAEF, duke përfshirë Universitetin e Montanës, Universitetin Georgetown, Universitetin Amerikan dhe Universitetin Shtetëror të Kolorados. Përveç ofrimit të arsimimit të nivelit të lartë, partnerët e KAEF ofrojnë gjithashtu ndarjen e kostos së shkollimit.

Ju gjithashtu mund të pëlqeni