Kreu Financa Ministria e Bujqësise ekzekuton 24.9 milion euro si pagesa direkte. Ja kush perfiton

Ministria e Bujqësise ekzekuton 24.9 milion euro si pagesa direkte. Ja kush perfiton

nga Kontabilisti

24.9 milionë euro të procesuara për pagesë deri më tani në kuadër të Programit për Pagesa Direkte – Subvencione 2022.

Këto pagesa janë realizuar në periudhën e fundit dy javore, duke mbajtur kështu zotimin publik të dhënë në seancë parlamentare, si përgjigje ndaj pyetjeve të shtruara nga deputetët.

Me qëllim të rritjes së transparencës dhe llogaridhënies në procesin e shqyrtimit dhe vlerësimit të projekteve të granteve, në bashkëpunim me CIVIKOS-in kemi hapur thirrjen për anëtarë të shoqërisë civile, të cilët do ta monitorojnë këtë proces.

Thirrja është e hapur deri me 31 gusht andaj ju ftoj që të aplikoni e të bëheni pjesë e këtij procesi për të mbrojtur e garantuar kështu vlerësimin meritor për të gjithë të involvuarit në proces.

Vlera e Programit për Zhvillim Rural – Grante në bujqësi është mbi 26 milionë euro!

Vlerësimi i projekteve nga kategoria e granteve fillon gjatë javës vijuese.

Dëshmia për sasinë e dorëzuar të grurit dorëzohet në Drejtoritë Komunale për Bujqësi në Komunat përkatëse deri më 02 shtator 2022 në ora 16:00, andaj edhe pagesa për këtë kategori, në vlerë prej 0.03 €/kg, do të realizohet pas kësaj date si pagesë e veçantë për të gjithë aplikuesit të kultures së grurit që dëshmojnë sasinë e dorëzuar të grurit, bazuar në kriteret e parapara me Programin e Pagesave Direkte 2022, konkretisht Udhëzimin Administrativ Nr.02/2022.

Ju gjithashtu mund të pëlqeni