Kreu Financa Ministria e Financave fillon shpërndarjen e tabletëve për punonjësit e Qendrave për Punë Sociale

Ministria e Financave fillon shpërndarjen e tabletëve për punonjësit e Qendrave për Punë Sociale

nga Kontabilisti

MFPT filloi shpërndarjen e tabletëve për punonjësit e Qendrave për Punë Sociale

Në kuadër të procesit të dixhitalizimit të shërbimeve, Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve filloi sot shpërndarjen e tabletëve për punonjësit e Qendrave për Punë Sociale në Rajonin e Prishtinës.

Shpërndarja e tabletëve ka për qëllim garantimin e efikasitetit të zbatimit të projektit të pilotimit të asistencës sociale. Në takim ishin të pranishëm më shumë se 50 punonjës të QPS-ve ku u informuan më në detaje lidhur me zbatimin e projektit të pilotimit të asistencës sociale.

Shpërndarja e tabletëve do të vazhdojë edhe në ditët në vijim me punonjësit e QPS-ve në rajonet tjera të Kosovës.

Ju gjithashtu mund të pëlqeni