Kreu Ekonomi Momenti kur hetuesit e ATK-së intervistojnë këngëtaren e njohur në diskotekë

Momenti kur hetuesit e ATK-së intervistojnë këngëtaren e njohur në diskotekë

nga Kontabilisti

Njëra nga këngëtaret e famshme të estradës ishte cak i kontrollit tatimor gjatë muajit gusht të këtij viti.

Ajo ishte hasur duke kënduar në njërën nga diskotekat e famshme të Prishtinës me një faturë prej vetëm 1 mijë euro.

Përpos saj, cak i Inteligjencës dhe Hetimeve Tatimore ishin edhe shumë këngëtarë të tjerë.

jatë pothuajse tërë vitit Inteligjenca Tatimore kishte grumbulluar informacione për pasurinë e këngëtarëve, veturat luksoze dhe listën e ndejave të cilat i kishin aranzhuar për periudhën verore.

Sonte në emisionin “KALLXO Përnime” u shfaqën pamjet ekskluzive të intervistimit të këngëtares nga hetimet tatimore.

https://youtube.com/watch?v=pi-d0eQ-ZEQ%3Ffeature%3Doembed

Përpos këngëtarëve cak i hetimeve tatimore ishin edhe diskotekat, sallat e dasmave dhe DJ të famshëm.

Në këtë operacion tatimor ishin përfshirë mbi 100 zyrtarë të ATK-së.

Me një plan të detajuar kontrolli, ku detyra morën hetues të ATK-së dhe zyrtarë të inteligjencës së këtij institucioni, në cak ishin të gjitha diskotekat të cilat ndodhen në shtatë rajonet e Kosovës.

Qëllimi i kontrolleve ishte verifikimi dhe vlerësimi i deklarimeve tatimore nga ana e këngëtarëve dhe bizneseve si dhe kontrolli për punëtorë të padeklaruar të cilët angazhohen gjatë verës nëpër ndeja verore.

Të dhënat e grumbulluara nga kjo njësi tregojnë për shmangie dhe shkelje të mëdha tatimore të cilat dalin të jenë shokuese. Këngëtarë me famë në Kosovë që ngasin vetura të shtrenjta dhe bëjnë jetë luksoze janë hasur në kontrollet e ATK-së duke kënduar për vetëm 500 euro.

Të gjitha këto informacione ishin mbledhur me qëllim të ballafaqimit të pasurisë së  këngëtarëve me deklarimet e tyre tatimore në shtet.

Ju gjithashtu mund të pëlqeni