Kreu Financa Murati i ka disa fjalë per sindikatat e punetoreve. Ja qfarë thotë

Murati i ka disa fjalë per sindikatat e punetoreve. Ja qfarë thotë

nga Kontabilisti

Sindikatat e Kosovës kanë kërcënuar me greva nëse nuk miratohet Ligji i Pagave.

Ministri i Financave, Punës e Transfereve, Hekuran Murati ka thënë se deri tek këto kërcënime ka ardhur për shkak se sindikalistët janë mashtruar nga qeveritë e kaluara.

Ai ka thënë se kërkesat e sindikalistëve nuk janë të sinqerta.

“Diskursi publik nga disa prej përfaqësuesve të sindikatave nuk konsideroj që është i sinqertë. Kjo, për shkak se kemi të bëjmë me një qeveri që ende nuk i ka bërë një vit. Nëse kemi thënë që i zgjidhim problemet brenda mandatit, unë mund të kuptoj që vitin e tretë, mundet me pas kritika, por jo ende pa i bë një vit”, tha Murati.

Murati theksoi se më herët janë dhënë premtime që nuk janë mbajtur, ndërsa tani do të mbahen premtimet, nga qeveria aktuale

Unë besoj që sindikatat por edhe punëtorët, do të duhej ta dinin që janë mashtruar sa e sa herë, që janë mashtruar e janë manipuluar prej këtyre partive që kanë qenë në qeverisje, nuk duhet besuar në to”, tha Murati.

Ju gjithashtu mund të pëlqeni