Në mbledhjen e sotme të Qeverisë së Kosovës është marrë vendim që të ndahen 11 milionë euro për bizneset, policinë dhe mjekët.
Sipas këtij vendimi do të subvencionohen bizneset me 6 milionë euro për shkak se ato ishin mbyllur me masat e fundit për parandalimin e përhapjes së koronavirusit.
Ministri i Financave dhe Transfereve, Hekuran Murati tha se bizneset që janë detyruar të mbyllen, do t’u mbulohet 50 për qind e qirasë.