Kreu Ekonomi Nga fondi i rimëkëmbjes ekonomike, Qeveria ua jep mbi 200 mijë euro kesaj kategorie

Nga fondi i rimëkëmbjes ekonomike, Qeveria ua jep mbi 200 mijë euro kesaj kategorie

nga Flamur Berisha

Qeveria i ka ndarë 203 mijë euro për shoqatat e dala nga lufta, përfshirë Organizatën e Veteranëve të Luftës së UÇK-së (OVL).

Ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale, Skender Reçica, ka thënë në mbledhjen e Qeverisë se këto mjete do të ndahen nga fondi për rimëkëmbjen ekonomike,

“Ky fond do të ndahet në kuadër të fondit për rimëkëmbje ekonomike”, ka thënë Reçica.

Ai paraprakisht ka treguar se është marrë vesh me kryeministrin Avdullah Hoti që nga viti i ri invalidëve të luftës së UÇK-së t’u sigurohet përkujdesja mjekësore përmes institucioneve shëndetësore dhe SHSKUK-së. Ne jemi dakorduar me kryeministrin por edhe me përfaqësues të shoqatave të dala nga lufta që përkujdesja mjekësore ndaj invalidëve të luftës çlirimtare, përkatësisht pajisja me proteza, nga viti i ardhshëm të rregullohet përmes institucioneve përgjegjëse shëndetësore dhe SHSKUK-së, sikur që jemi dakorduar që mbështetja financiare për shoqatat e dala nga lufta nga viti i ardhshëm të përfshihet në ligjin për buxhetin e shtetit”, ka thënë Reçica.

Ju gjithashtu mund të pëlqeni