Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, ka njoftuar se nga ky fond do të përfitojë çdo biznes, i cili ka qarkullim deri në 50 mijë euro në vit e që ka pësuar humbje nga pandemia COVID-19.
“Fondi i bizneseve prej 5 milionë eurosh do të nisë zbatimin prej sot. Çdo biznes, i cili ka qarkullim deri në 50.000 euro në vit e që ka pësuar humbje nga pandemia, do të mund të aplikojë për ndihmë në formë granti nga Komuna e Prishtinës”, ka shkruar Ahmeti
Ahmeti ka publikuar dhe vegzën për aplikim për të plotësuar të dhënat.
Vegëza: https://granteekonomike.prishtinaonline.com/
Ndihma është e targetuar dhe është për bizneset e vogla.
“Në momentin që aplikoni, sistemi do të bëjë lidhjen me të dhënat e Administratës Tatimore, për ta lehtësuar edhe formularin në mënyrë që të mos humbet kohë në plotësimin etë dhënave. Taksat tuaja janë paratë tuaja, dhe përdoren për ju”, shkruan Ahmeti.