Kreu Financa Njoftim më rëndesi nga Trusti

Njoftim më rëndesi nga Trusti

nga Kontabilisti

Pasqyra e Trustit tani në eKosova

Prej sot edhe në eKosova mund të shkarkohet pasqyra e gjendjes së kursimeve pensionale. Si për çdo shërbim tjetër, për këtë kërkohet hyrja (me numër personal dhe fjalëkalim) ose regjistrimi në eKosova.

Pasqyra mund të shkarkohet për “Vitin e fundit” ose “Nga fillimi” dhe është e njëjta që ofrohet në eTrusti.

Meqë pasqyra e ka tashmë Kodin Digjital (QR Code) kopja e shkarkuar në internet (në eTrusti dhe eKosova) është identike me atë që shtypet në zyrën e Trustit. PRANDAJ: PËR APLIKIMIN PËR VIZA, PËR DËSHMI TË STAZHIT TË PUNËS OSE TJETËR, NUK KA NEVOJË QË TË VIZITOHET ZYRA E TRUSTIT PËR TA MARRË PASQYRËN.

Ky është edhe një hap para për shërbime më të lehta e digjitale për kontribuuesit.

Vegza për pasqyrën e Trustit në eKosova: https://rks-gov.net/441

Ju gjithashtu mund të pëlqeni