Kreu Financa Njoftim nga Administrata Tatimore e Kosoves

Njoftim nga Administrata Tatimore e Kosoves

nga Kontabilisti

Janari me 4.26 milionë euro të hyra më shumë se plani

Si rezultat i përpjekjeve të vazhdueshme për të mbledhur tatimet në përputhje me ligjin, Administrata Tatimore e Kosovës ju njofton me rezultatet e të hyrave të mbledhura për muajin e parë të vitit 2024.

Në muajin e parë të vitit 2024, ATK-ja ka arritur të mbledhë një shumë të konsiderueshme të të hyrave tatimore. Shuma prej 111.22 milionë euro e të hyrave të mbledhura ka tejkaluar pritshmëritë e ATK-së, duke arritur të mblidhen 14.5 milionë euro më tepër se periudha e njëjtë e vitit të kaluar, si dhe 4.26 milionë euro apo 4 % më tepër se plani. Këto rezultate janë tregues i përpjekjeve të vazhdueshme për të forcuar zbatimin e ligjit dhe për të siguruar integritetin, besueshmërinë dhe profesionalizmin në mbledhjen e tatimeve.

Ky sukses reflekton punën e palodhshme të punonjësve të ATK-së si dhe bashkëpunimin e mirë me institucionet e rendit dhe ligjit por edhe me tatimpaguesit. ATK është e përkushtuar në sigurimin e një mjedisi të drejtë dhe transparent për të gjithë tatimpaguesit.

Administrata Tatimore e Kosovës falënderon të gjithë tatimpaguesit për bashkëpunimin e tyre, si dhe i inkurajon ata që të vazhdojnë dhe të deklarojnë e të paguajnë tatimet e tyre në përputhje me ligjin për të kontribuar në zhvillimin e vendit tonë.

Ju gjithashtu mund të pëlqeni